Punimet në rrugën “Muharrem Fejza” shpërfaqin problemet me kyçjet ilegale në rrjetin e ujit

Punimet në rrugën “Muharrem Fejza” shpërfaqin problemet me kyçjet ilegale në rrjetin e ujit

Gëzim Rafuna Mehmeti, drejtor i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, ka njoftuar se gjatë punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” po hasin në kyçje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, përcjell Insajderi.

Në një postim në Facebook, Mehmeti ka shkruar se këto kyqje, për të cilat tha se janë të shumta, të pa evidentuara po i vështirësojnë punimet.

Sipas tij, kyçje ilegale ka pasur edhe në gypin që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Dyshohet së kyçjet janë bërë pa leje, ilegale, përveç  në gypin që i furnizon qytetarët, kyçjet janë realizuar edhe në gypin që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (furnizimi ka karakter emergjent)”, ka shkruar tutje Mehmeti./Insajderi.com

May be an image of outdoors