Pupovci i fton mësimdhënësit të vaksinohen: Ta mbajmë mësimin në shkolla

Pupovci i fton mësimdhënësit të vaksinohen: Ta mbajmë mësimin në shkolla

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të imunizohen kundër COVID-19 “në mënyrë që viti i ri shkollor të mbahet në shkolla”, njofton Insajderi.

Ai në një konferencë për medie, ka thënë se mësimdhënësit kanë qenë kategori prioritet dhe si ministri presin që të gjithë të vaksinohen.

“Nuk ekziston ligj që e obligon dikë të vaksinohet. Ftoj mësimdhënësit të vaksinohen në mënyrë që të bëjnë të mundur fillimin e vitit të ri shkollor”.

Pupovci tutje ka bërë të ditur se kanë hartuar draft kalendarin për fillimin e vitit të ri shkollor, duke shtuar se këtë vit do të përdoren tekstet alternative.

“Regjistrimi i nxënësve në shkolla të dhjeta ka përfunduar dhe afati i dytë mbyllet me 23 gusht. Qeveria ka ndarë buxhetin për tekste shkollore. Në këtë vit do të përdoren tekste alternative”.

“Po ashtu do të shpallet lista e teksteve shkollore. Sa i përket testit të arritshëmrisë në Kamenicë do të mbahet me 3 gusht”.

Në fund, zv.ministri ka sqaruar se ka filluar aplikimi për studimet bachelor dhe master dhe ka paralajmëruar lehtësime për studimet e doktoratës./Insajderi.com