Pupovci: Mësimi fillon më 13 shtator me prezencë fizike

Pupovci: Mësimi fillon më 13 shtator me prezencë fizike

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka bërë të ditur së viti i ri shkollor fillon me prezencë fizike me 13 shtator.

Pupovci në një konferencë për medie ka njoftuar se kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe vendimi është marrë pas rekomandime nga OBSH-ja që të fillojë më prezencë fizike.

Ai ka shtuar se, sipas të dhënave që kanë, deri më tani janë vaksinuar 77 për qind e mësimdhënësve dhe mbi dy mijë nxënës.

“Parashihen skenarët A, B, C dhe është shtuar skenari i rikthimit në shkolla me prezencë të plotë. Javën e ardhshme kemi takim me drejtoritë komunale dhe SBASHK-un. Sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve, shkalla e vaksinimit është 77%, kurse janë vaksinuar 2369 nxënës. Rekomandimet e fundit të OBSH-së janë që shkollat të qëndrojnë të hapura”, ka deklaruar ai.

Ai po ashtu ka ftuar mësimdhënësit që të vaksinohen, duke shtuar se nëse nuk e marrin vaksinën çdo 72 orë duhet të sjellin testin PCR që janë negativ.

“Nëse nuk sjellin testin nuk mund të hyjnë në klasë”, pohoi ai.

Ai tutje tha se shpërndarja e teksteve shkollore do të përfundoj me kohë për klasat nga e para deri në të nëntën dhe do të ofrohen falas./Insajderi.com