Pupovci: Do të punoj për përmirësimin në sektorin e arsimit

Pupovci: Do të punoj për përmirësimin në sektorin e arsimit

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, i cili sapo ka marë këtë postë është shprehur se do të zotohet dhe do të punojë me energji për përmirësimin e gjendjes në sektorin e arsimit, njofton Insajderi.

Ai ka falënderuar për besmin e kësaj pune që i është dorëzuar, Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrën e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Jam i vetëdijshëm për të gjitha sfidat e këtij rrugëtimi dhe mirëpres çdo ide dhe ndihmë për adresimin e problemeve komplekse në këtë fushë”, ka shkruar ai në Facebook.

Pupovci po ashtu uroi edhe Petrit Tahirin për marrjen e postit të Drejtorit Ekzekiutiv të Bordit të Qendrës për Arsim, pozitë të cilën tash zv-ministri e mbante 21 vite më parë.

Ai gjithashtu falënderoi edhe anëtarët e Bordit të Qendrës për Arsim të Kosovës, për bashkëpunim dhe kontributin e tyre. /Insajderi.com