Një pushues nga Kosova ka humbur jetën të dielën në plazhin e Shëngjinit, njofton Insajderi.
Viktima është I.TH., 68-vjeçar nga Prizreni.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Lezhës.
“Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shëngjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital”.
Dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak.
“Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje”, thuhet më tej në njoftim./Insajderi.com