Pushuesit në Velipojë flasin pas vrasjes së 4 personave

Pushuesit në Velipojë flasin pas vrasjes së 4 personave

Pushuesit të cilët ishin në vendin ku ndodhi krimi i sotëm në Velipojë, me ç’rast mbetën të vrarë katër persona, kanë rrëfyer për atë se çfarë ka ndodhur, transmeton Insajderi.

Madje sipas tyre, këto probleme duhet t’i zgjidhë shteti.

Një pushues nga Kosova tha se ka dëgjuar debatin verbal mes familjeve, kurse krismat u dëgjuan pas disa minutash.

“Kemi dëgjuar llafe fillimisht dhe më pas krismat. Është tmerr çfarë ka ndodhur. Se mund të na merrte jetën ndonjë plumb qorr”, tha ai.

“Kjo është pronë e shtetit. Duhet ta rregullojë. Jo të vriten këtu u bë kiamet mbrëmë. Luftë. Jemi trembur. Nuk e di. Vetëm ke ne ndodh. Unë vij që 18 vjet në Velipojë dhe ka pas probleme gjithmonë me këto parcelat”, tha një tjetër pushues, raporton ‘ABC’.

Vendosja e shezlongëve u bë shkak që konflikti mes dy familjeve të përfundonte me vrasje. Konflikti ka nisur në plazh dhe ka përfunduar në hotelin Gocaj. /Insajderi.com