![Puthja e zjarrtë mes Ramushit dhe Anitës pas golit të parë të Kosovës [VIDEO]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/09/27973340_174330516629162_5912614297912865987_n-730x440.jpg)
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bashkë me gruan e tij, Anitën, i janë bashkuar shumë tifozëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të shikuar ndeshjen Kosovë-Angli në ambient të hapur.
Goli i parë i Kosovës në sekondat e parë të lojës solli një entuziazëm të madh te shumë kosovarë, njofton Klan Kosova.
Këtë vrull të golit Ramushi dhe Anita e shprehën me një puthje të zjarrtë.
Qejfin e çiftit Haradinaj nuk e prishën as pesë golat që Kosova mori në minutat e tjerë.