Putin arrin në Turqi, pritet me nderime shtetërore nga Erdogan

Putin arrin në Turqi, pritet me nderime shtetërore nga Erdogan

Presidenti rus, Vladimir Putin ka arritur në Ankara. Ai dhe holomogun i tij turk, Recep Tayyip Erdogan ishin pjesë e një ceremonie për fillimin e centralit të parë bërthamor të Turqisë, në bregun e Mesdheut në provincën Mersin.

Centrali është duke u ndërtuar në bashkëpunim me Rusinë, në vlerë prej 20 miliardë dollarësh.

Ky central do të ketë një kapacitet prej 4,800 megavat në katër njësi. Në fazën e parë të ndërtimit, janë planifikuar dy njësi me kapacitet 2,400 megavat.

Përtej Projektit Akkuyu, Ankaraja dhe Moska kanë krijuar forca gjithnjë e më të ngushta ekonomike, pasi dy koordinohen për të gjetur një zgjidhje për luftën në Siri.

Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Turqisë ishin tensionuar pasi aeroplanët turq kanë rrëzuar një aeroplan luftarak rus afër kufirit sirian në nëntor të vitit 2015, mirëpo Erdogan dhe Putin kanë marrë hapa për rregullimin e marrëdhënieve prej kur raportet e të dyja shteteve vazhdojnë të përkeqësohen kundrejt Perëndimit.