Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sërish ka bërë krahasime mes Kosovës dhe Krimesë.
Këtë herë, sipas ditores serbe Blic, Putini – përfaqësue i shtetit që nuk e ka njohur Kosovën – ka pranuar se pavarësia e Kosovës është rezultat i vullnetit të popullit, siç ka ndodhur me rastin e Krimesë. Ndaj, Putini kritikon Perëndimin se te njëri rast po e respekton vullnetin e popullit e te tjetri jo.
Analisti serb, Dushan Janjiq, thotë se Putini po mbron interesat e shtetit të tij, njofton Telegrafi, shkruan Gazeta Online Insajderi.
“Vetëvendosja në Kosovë dhe Krime është e njëjtë. Deklarata e Putinit është ofertë për Kosovën”, ka thënë ai.
“Deklarata e Putinit thotë: nëse na e pranoni Krimenë, i keni duart e lira me Kosovën. Por, nuk është hera e parë ai që thotë kështu. Bile, është çështje kohe kur Rusia do të zhbllokojë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe që këtë veprim do ta shpërblejë Perëndimi”. /Insajderi.com