Në të njëjtën ditë kur Richard Grenell ka njoftuar se do të ketë një takim mes Kosovës e Serbisë në Uashington, Vladimir Putin ka e ka thirrur në telefon Vuçin, për t’ia ritheksuar se Rusia i qëndron pranë.
Asnjë vendim për Kosovën nuk mund të merret pa pajtimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Kështu e ka siguruar presidenti rus, Vladimir Putin, homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, përmes një bisede në telefon, raportojnë mediat serbe, njofton Insajderi.
Sipas Novostit, dy liderët kanë biseduar gjatë në telefon dhe çështja kryesore ka qenë Kosova, sidomos tash pas njoftimit se do të ketë një takim në Uashington me 27 qershor.
Putin gjithashtu e ka siguruar Vuçiqni se Rusia do t’i qëndrojë mbrapa Serbisë gjithmonë, kur në pyetje është Kosova./Insajderi.com