Putin takon Assadin, kapen në video duke u tallur me Trump

Putin takon Assadin, kapen në video duke u tallur me Trump

Presidentët Vladimir Putin dhe Bashar Al Assad janë filmuar në një video duke u tallur me Donald Trump, ku thonë me qesëndi se kreu i Shtëpisë së Bardhë duhet të vizitojë Sirinë.

Liderët e Rusisë dhe Sirisë shfaqen ndërsa diskutojnë rreth Donald Trump në një samit të zhvilluar së fundmi në Damask, gjatë vizitë në një Kishë Ortodokse greke.

Videoja u regjistrua nga një gazetar rus dhe më pas u publikua në rrjetet sociale.

Gjatë diskutimeve të tyre, Putin dhe Assad biseduan për një histori të Biblës që flet për konvertimin e Saulit në të krishterë gjatë rrugës së tij për në Damask. Historia vijon më tej me Zotin që e godet persekutorin e të krishterëve, i cili u kurua dhe u kthye në rrugën e besimit.

Në video duket Assad që shprehet “Sikur të udhëtonte dhe Trump drejt Damaskut, do të kthehej në rrugën e duhur”. Të dy liderët më pas qeshën, përpara se Putin e shtyu Assad që t’i dërgonte një ftesë kreut të Shtëpisë së Bardhë duke shtuar “Ai do të vijë”. Assad më tej tha “Jam gati ta ftoj”, me Putin që i përgjigjet duke buzëqeshur “Do t’i them atij”.

Presidenti Putin zhvilloi një vizitë surprizë në Siri ku bisedoi me homologun Assad rreth zhvillimeve të fundit në vend.