U njoftua se Goran Rakiq s’po e mbanë flamurin e Kosovës në takimet që po i zhvillon në zyrën e tij. Thaçi u pyet për këtë. Në përgjigjen e tij, kishte një sugjerim për gazetarët.
Zëvendëskryeministër i Kosovës po, por flamurin e shtetit nuk e mbanë në zyrë.
Në ambientet e punës të Goran Rakiq, nuk është parë askund flamuri i Kosovës kur është takuar me përfaqësues ndërkombëtarë.
Hashim Thaçi është pyetur për këtë veprim të Rakiq. Presidenti tha se, sa ai ishte kryeministër të gjithë vartësit e tij e respektonin dhe mbanin flamurin në zyra.
Tani sugjeron se duhet të pyetet Avdullah Hoti për veprimin e Rakiqit, njofton Insajderi.
“Në kohën kur kam qenë kryeministër i vendit përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve kanë respektuar institucionet, Kushtetutën, ligjet dhe simbolet e shtetit të Kosovës, përndryshe nuk ka qëndruar asnjë minutë në zyrën e tij, tash pyesni zotin Hoti”, deklaroi Thaçi.
“Ai nuk që nuk respekton ligjet dhe shtetin nuk mund të jetë pjesë i institucioneve”./Insajderi.com