
Hulumtuesi në Forumin Ballkanik, Samir Behariq, thotë se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë përgjigje arrogante kur u pyet nëse shtetet e Ballkanit duhet t’i besojnë Unionit, pas dështimit të tij për t’ia siguruar Kosovës liberalizimin e vizave, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Twitter, Behariq tha se Lajçak kësaj pyetjeje iu përgjigj neveritshëm, duke thënë “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”.
I asked @MiroslavLajcak why should the #WesternBalkan leaders trust the EU promises, taking into account the EU failed to deliver visa liberalisation to #Kosovo and accession talks with #NorthMacedonia.
His reply was abhorrent: “If you don’t trust the EU, go somewhere else.” 1/ pic.twitter.com/DKIPpnmwEP
— Samir Beharić (@SamBeharic) June 16, 2021
Këtë përgjigje Lajçak e dha në Forumin që po mbahet në Bratislavë, kur është pyetur nëse Maqedonia e Veriut duhet t’i besojë BE-së për negociatat për pranim, duke e marrë parasysh dështimin e saj për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Tash është bërë trend të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por liderët e Kosovës duhet të shkojnë në shtetet që po bllokojnë lëvizjen që të pajtohen”, ka vazhduar Lajçaku që më tutje ka thënë se gjithsesi, të gjitha kriteret janë përmbushur nga Kosova. /Insajderi.com