Pyetet se a do të raportojë para komisionit për atë çfarë ndodhi në Karaçevë – “Po sigurisht” thotë Veliu

Pyetet se a do të raportojë para komisionit për atë çfarë ndodhi në Karaçevë – “Po sigurisht” thotë Veliu

“Po sigurisht”, ka qenë përgjigja e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, kur është pyetur nga gazetarët se a do të raportojë para komisionit parlamentar për futjen e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës – përkundër se më vonë u mësua se ishte patrullim i përbashkët me KFOR-in, njofton Insajaderi.

“Po sigurisht. Unë jam duke kompletuar informacioni në tërësi se çka ka ndodhë në Karaçevë. E kam pasur një takim me komandantin e KFOR-it dhe me të kam diskutuar dhe kam marrë informacionet nga ai”, pohoi Veseli.

“Jemi në pritje të një mbledhje të Këshillit të Sigurisë dhe do ta diskutojmë se çfarë ka ndodhur atje, pas kompletimit të të gjitha informacioneve”.

Veliu shtoi se jo vetëm në komision parlamentar, por “nëse është nevoja në Kuvendin e Kosovës po ashtu”.

Ai ka shtuar gjithashtu se i ka kërkuar komandantit të KFOR-it që “patrullime të njëjta të sinkronizuara të bëhen edhe me policinë e Kosovës”./Insajderi.com