PZAP anulon në tërësi votat për partitë boshnjake në shtatë komuna

PZAP anulon në tërësi votat për partitë boshnjake në shtatë komuna

Janë anuluar votat në shtatë komuna ku jetojnë boshnjakët në Kosovë, përcjell Insajderi.

Votat në Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Garaqanicë, Partesh, Kollokot dhe Novobërdë.

Kjo pasi janë pranuar pjesërisht ankesat nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokrastska Stranka.

Pretendojnë se ato vota “janë manipuluar” nga Lista Serbe.

Sipas tyre,  kjo ka pasur për qëllim që “komunitet pakicë joserbe të kontrollohen nga Lista Serbe”. /Insajderi.com