
Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të rinumërohen 134 vendvotime.
Ky vendim sipas PZAP-së, është marrë pas apeleve të paraqitura nga kandidatët për deputet te subjekteve politike.
“Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e tyre.
Paneli nuk ka treguar se cilat vendvotime do rinumërohen dhe nuk ka treguar nëse votat që do rinumërohen janë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./Insajderi.com