PZAP dënon disa parti politike

PZAP dënon disa parti politike

PZAP ka dënuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me 10 mijë e 700 euro. Partinë Demokratike të Kosovës me 2 mijë euro dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 4 mijë.

Këto dënime për shkak të shkeljeve që janë bërë gjatë fushatëz zgjedhore.

Ankesat në PZAP janë bërë nga organizata “BIRN” dhe Partia Demokratike e Kosovës.

“Natyra e shkeljeve ka qenë përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjatë fushatës zgjedhore. Vendosja e billbordeve në hapësirat të subjekteve të tjera, përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës dhe vendosja e posteve në rrugë publike”, tha Mul Desku, kryesues i Sekretariati të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa. /Insajderi.com