Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitisë.
Partia që drejtohet nga Lumir Abdixhiku kishte bërë ankesë në PZAP kundër Arben Vitisë për shkak të shpërndarjes së materialit zgjedhor në rrjete sociale.
Sipas arsyetimit të Panelit Zgjedhor se ky vendim është marrë sipas Nenit 33 dhe 44 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Rregullës Zgjedhore Nr.11/2013, Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët dhe Rregulla Zgjedhore Nr.13/2013 Fushata e zgjedhjeve dhe njoftimit për ngjarjet politike.
Balotazhi në Prishtinë do të zhvillohet ndërmjet Arben Vitisë dhe Përparim Ramës të LDK-së.
VV dhe LDK përfunduan në dy pozitat e para në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Por, Arben Vitia ka 11 mijë vota më shumë sesa Përparim Rama. /Insajderi.com