Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa bën të ditur se ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës “Germin” lidhur me verifikimin e aplikacioneve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, 13 janar 2021.
“Hedhen të palejuara apelet Anr.1/2021 i datës 12.01.2021, i ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje dhe Anr.2/2021 i datës 12.01.2021, i ushtruar nga Organizata joqeveritare “Germin”, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me nr. 42-2021 i datës 11.01.2021. që ka të bëjë me Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim të Votuesve Jashtë Kosove”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë vendit ka filluar më 13 janar dhe do të përfundojë më 21 janar në orën 18:00./Insajderi.com