Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka pranuar 21 ankesa nga subjekte të ndryshme politike në ditën e zgjedhjeve të 17 tetorit.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Shqip.com, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, i cili tregoi edhe për natyrën e këtyre ankesave.
“Thyerje e heshtjes Zgjedhore – Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në FB, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, thirrje për të votuar përmes rrjetit social FB, vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit, postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social në FB, shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social FB dhe thyerje e heshtjes zgjedhore – thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve ne rrjete sociale Instagrami”, ka numëruar llojet e ankesave ai.
Desku më tej njoftoi se këto ankesa janë parashtruar nga partitë më të mëdha në vend si; Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosoës, Partia Demokratike e Kosovës, por edhe nga të tjera.
“ Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK kundër Partisë Liberale Egjiptiane – PLE, një ankesë, LVV kundër LDK-së, gjashtë ankesa, LDK kundër LVV-së tri ankesa, LVV kundër AAK –së një ankesë, LVV kundër IQ për Obiliqin – dy ankesa, PDK kundër “Lista e Pavarur” Bekim Jashari – gjashtë ankesa, BIRNI kundër LVV-së një ankesë LVV-së, dhe BIRNI kundër LDK-së një ankesë”, ka thënë Desku. /Insajderi.com