PZAP publikon vendimin për ankesat e partive politike ndaj KQZ-së

PZAP publikon vendimin për ankesat e partive politike ndaj KQZ-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur që t’i refuzojë pjesërisht apelet e paraqitura nga subjektet politike kundër vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor, për moscertifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, subjektet politike të cilat kanë paraqitur apele në PZAP kundër vendimit të KQZ-së për mos certifikim të subjekteve politike dhe kandidateve janë si në vijim:

  1. Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK), për shkak të mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja, për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 04/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.
  2. Partia e Ashkalive për Integrim (PAI), ka paraqitur 3 (tre) apele, 1 (një) në emër të subjektit politik për shkak të mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet dhe 2 (dy) apele në emër të dy kandidatit për shkak të mos certifikimit të tyre në Listën e kandidatëve për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këto 3 (tri) apele ju lutëm referojuni Vendimeve të PZAP-it, Anr. 05/2021 të datës 26.01.2021, Anr. 06/2021 i datës 26.01.2021 Anr. 07/2021 të datës 26.01.2021 të publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.
  3. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), për shkak të mos certifikimit të 1 (një) kandidati për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 08/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.
  4. Socialdemokratska Unija (SDU), për shkak të ndodhjes së 1 (një) kandidati shqiptar në Listën e kandidateve për deputet të këtij subjektit politik për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 14/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.
  5. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për shkak mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 15/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.
  6. NISMA Socialdemokrate, për shkak të mos certifikimit të subjektit politik dhe Listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 16/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.
  7. Lëvizja VETËVENDOSJE! për shkak të mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 17/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.

Ndaj këtyre vendimeve të PZAP-it palët mund të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës në afate prej 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit të PZAP-it nga pala. Ndërsa Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre ankesave nga Gjykata Supreme e Kosovës është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre ankesave nga palët në Gjykatën Supreme të Kosovës. /Insajderi.com