Qazim Rrahmani i kërkon Albin Kurtit lirimin e tij nga pozita e zëvendësministrit

Qazim Rrahmani i kërkon Albin Kurtit lirimin e tij nga pozita e zëvendësministrit

Qazim Rrahmani ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ta lirojë nga pozita e zëvendësministrit të Financave.

Dorëheqjen e kumtoi vetë Rrahmani, duke shtuar se angazhimin e tij do ta vazhdojë në një pozitë tjetër politike.

“Arsyeja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozitë tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së”, ka shkruar ai në Facebook.

Rrahmani në vitin 2018 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për “keqpërdorim të detyrës publike”, gjatë kohës sa ishte zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kreu ekzekutivit, Albin Kurti, ishte kritikuar për emërimin e një zv-ministri të dënuar për “keqpërdorim”.

Albin Kurit kishte premtuar se nuk do të ketë emërime të personave me aktakuza apo të dënuar. /Insajderi.com

 

NJOFTIM
Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga Kryeministêri Kurti , lirimin nga detyra e zv.Ministërit tê …

Posted by Qazim Rrahmani on Tuesday, 6 April 2021