Që nga fillimi i semestrit të dytë, 19 mësimdhënës dhe 50 nxënës me COVID-19 në Prishtinë

Që nga fillimi i semestrit të dytë, 19 mësimdhënës dhe 50 nxënës me COVID-19 në Prishtinë

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, tha se në shkollat e Komunës së Prishtinës që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, me COVID-19 janë infektuar 19 mësimdhënës, 50 nxënës dhe një punëtor teknik, njofton insajderi.

Shala shtoi se ka rënie të cilësisë në arsim, pasi procesi mësimor është zhvilluar online për shkak që janë infektuar mësimdhënsit dhe nxënësit.

“Për momentin i kemi 19 mësimdhënës, një staf teknik dhe 50 nxënës të infektuar nëpër shkolla të ndryshme, të cilat në rast se një nxënës është pozitiv në një klasë atëherë klasa shkon në mësim online, por si shkolla komplet e kemi vetëm shkollën ‘Nazim Gafurri’ klasa 1 deri në 5 janë online dhe shkolla në Hajvali klasa 6 deri në 9”, tha Shala për kp.

Shala potenctoi se është problematike vijimi i mësimit online për shkak të mungesës së paisjeve teknologjike ndërsa për mësimin në shkolla me orar të shkurtuar e me klasa të ndara në dy grupe nuk është shumë efektiv.

“Ne gjithmonë punojmë me rekomandime të IKSHPK-së dhe në momentin që ata na lirojnë masat ne jemi të gatshëm të kthehemi dhe jemi të vetëdijshëm që është shumë më mirë të kthehen të gjithë nxënësit. Por, përderisa kemi rekomandime nga ta dhe nga MASH që nuk mund të kthehen të gjithë nxënësit ne i respektojmë të gjitha ato masa”, deklaroi ajo. /Insajderi.com