Qela: Bulliqi po jep vlerësime sa për konsum politik

Qela: Bulliqi po jep vlerësime sa për konsum politik

Ish-zëdhënësi i Komisionit për Matjen e Territorit, Tomor Qela, ka thënë se vlerësimi i Shpejtim Bulliqit se “komisioni i kaluar e ka pranuar se po i falë tokë Malit të Zi”, nuk është real.

Në një prononcim për Insajderin, Qela ka thënë se kryetari i tanishëm i Komisionit për Shënimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi po jep vlerësime sa për “konsum politik”.

“Unë e konsideroj atë vetëm një prononcim të tij për konsum politik. Asgjë s’ka të bëjë me realitetin”, ka thënë Qela.

“Nesë një hartë topografike nuk e ka të shënuar vijën e kufirit, është e pa arsyeshme me diskutu atë temë, se çfarë del nga ajo. Unë konsideroj që është vetëm për konsum politik të tij dhe asgjë tjetër”, ka thënë Qela. /Insajderi.com