Një person është arrestuar pasi ka qëlluar me armë zjarri në aksin rrugor Burrel-Klos në Shqipëri. Burimet bëjnë me dije se kanë kanë sekuestruar armën e zjarrit " />

Qëlloi me armë zjarri në ajër, policia arreston autorin

Qëlloi me armë zjarri në ajër, policia arreston autorin

Një person është arrestuar pasi ka qëlluar me armë zjarri në aksin rrugor Burrel-Klos në Shqipëri.

Burimet bëjnë me dije se kanë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë TT, me të cilën dyshohet se autori ka qëlluar në ajër. Sekuestrohen 2 gëzhoja pistolete. Në pranga ka rënë shtetasi F. Ll., 28 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Suç, Bashkia Klos.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Shoshaj, ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti të fshehur në frigorifer, armën e zjarrit Pistoletë “TT”, që dyshohet se autori ka qëlluar në ajër. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat, për hetime të mëtejshme./Tch