Qemalj Mustafa nuk i përfillë fjalët e Xhavit Halitit

Qemalj Mustafa nuk i përfillë fjalët e Xhavit Halitit

Kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa, konsideron se Qeverisë Haradinaj, pjesë e të cilës është dhe partia e tij, duhet t’i vijë fundi.

Në një deklarim për Ekonomia Online, Mustafa ka thënë se qytetarëve iu ka humbur besimi në institucione.

Mustafa ka thënë se qytetarëve u ka humbur besimi në institucione. Sipas tij, kjo Qeveri është dashur të punojë më ndryshe sepse Kosova ka ardhur në një pikë kritike në shumë aspekte sidomos te zhgënjimi i rinisë për shkak të mungesës së vendeve të punës.

“Mendimi im ishte personal nuk ishte, nuk ishte institucional, unë nuk jam pjesë e Qeverisë është e vërtetë nuk jam pjesë as e Kuvendit prej nga mundet me ra Qeveria, por është mendimi im personal, nuk kom thanë që Qeveria duhet me ra me çdo kusht sot sepse nuk është me aso lloj asi emergjence”

“…kjo Qeveri ka qenë dashtë  me punuar shumë  ma ndryshe sepse Kosova ka ardhur në një pikë  kritike në shumë aspekte sidomos të zhgënjimi i rinisë për shkak të mungesës së vendeve të punës për mungesës së perspektivës ato vende të punës që sot rinia jonë paguhen lirë trajtimi i të punësuarve është joadekuat i keq, Inspektorati i Punës punën e vet”.

Mustafa thotë se ministrat e PDK-së nuk mund të bëjnë mrekulli, edhe pse në dikasteret që udhëheq kjo parti janë bërë punë të mira, ku përmendmi ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Drejtësisë.

“Kjo Qeveri nuk do të duhej me pas jetëgjatë kështu e kom thanë, po e them prapë dhe e mbaj atë qëndrim për shkak të gjendjes së keqe në arsim në administratë për shkak të gjendjes së keqe, por në përmirësim të dukshëm në shëndetësi për punën e mirë që po e bënë ky ministri edhe në drejtësi ka disa hapa pozitiv po gjendja katastrofike ishte atje  dhe ky ministri po mundohet me e bë mirë punën e vet tash këta ministrat e tashëm të Partisë Demokratike të Kosovës po s’mund të bëjnë mrekullinë”.

Por Mustafa pati kritika edhe për sistemin e drejtësisë, raporton EO.

Për një deklaratë të tillë Mustafa ishte kritikuar ditë më parë nënkryetari i Kuvendit, njëherësh kryetar i PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti.

Xhavit Haliti ka thënë se Qemajl Mustafa, nuk mund të flas për Qeveri e as për situatën brenda saj.

Nënkryetari i Kuvendit ka shtuar se deklaratat e tilla të Qemajl Mustafës, nuk duhet të bëhen nga askush brenda PDK-së, përveç kryetarit Kadri Veselit.