Qendra që publikon të dhënat për pritjet në kufij nuk i ka informatata e sakta për kolonat

Qendra që publikon të dhënat për pritjet në kufij nuk i ka informatata e sakta për kolonat

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, e cila ditëve të fundit përmes rrjeteve sociale ka përcjellur të dhënat për pritjet në pikat kufirtare për të hyrë dhe dal nga Kosova, del se nuk i ka informatat e sakta.

Në përditësimet e fundit për pritjet një komentues i ka kundërshtuar ato duke i quajtur gënjeshtra informatat e shpërndara nga qendra.

Ai ka shkruar “O mos ju besoni se gënjeshtera janë se kolona është te prollm banja”.

Kurse qendra ia konfirmon se nuk i kanë informatat e plota për kolonën.

“Faliminderit për informatat, se si qendër bëjmë raportimin sipas informata që marim nga terenin edhe atë se ç’farë shofim nga sistemi ynë i vëzhgimit. Ne nuk mund të dimë se sa mund të jetë kolona përtej kufirit tonë”, është përgjigja e qendrës në komentin e qytetarit.

I njëjti komentues mandej ka kërkuar që të mos thirren si qendër kur nuk i kanë informatat e sakta.

“Për atë ju nuk duhet të thiri si QKMK se nuk jeni ndonjë Institut Shtetror po vetëm e keni për KLIKIME e është TURPË ti mashtroni Bashkeatdhetarët thiri si QKMK se nuk jeni ndonjë Institut Shtetror po vetëm e keni për KLIKIME e është TURPË ti mashtroni Bashkeatdhetarët”