
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, kanë mbajtur qëndrim neutral rreth koalicioneve parazgjedhore, zyrtarë të saj nuk kanë dashur të komentojnë rreth kësaj çështjeje.
“Janë qytetarët e Kosovës ata, të cilët duhet të gjykojnë çështjen e partive dhe koalicioneve të cilat garojnë në zgjedhje. Ambasada Gjermane nuk i komenton ato”, thuhet në përgjigjen e ambasadës dhënë “Zeri.info”.
Po ashtu, kjo Ambasadë ka kërkuar që pas zgjedhjeve të formohet sa më shpejt Qeveria.
“Pas zgjedhjeve, shpresojmë të krijohet shpejt një qeveri e re, në mënyrë që puna rreth temave të rëndësishme për Kosovën të mund të vazhdohet menjëherë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës. /Insajderi.com