Kryeminsitri shqiptar, Edi Rama i njohur për një komunikim aspak të zakonshëm duke i dhënë epitete të ndryshme mediave dhe gazetarëve, ka vazhduar me të njejtën “lojë” edhe në konferencën e përbashkët me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj.
Rama ka tentuar ta etiketojë Insajderin, kur është pyetur nëse ai, ia ka përsëritur qëndrimin e dhënë në shtator për Haradinajn, se duhet heqë dorë nga versioni për demarkacionin me Malin e Zi.
Haradinaj në opozitë por edhe si kryeminsitër është kundërshtarë i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Malin e Zi për vijën kufitare, e nënshkruar në vitin 2015 nga zv.kryeminsitri dhe ministri i Jashtëm atë kohë, tash presidenti Hashim Thaci.
Rama para se të tregojë se “nuk ia ka përsëritur qëndrimin e tij Haradinajt, pasi mbledhja ishte për tema të tjera”, ka komentuar pyetjet.
“Qenkeni media ambasadash, mesa e kuptoj”, ka thënë Rama.
LIVE NGA KORÇA – Konferenca e përbashkët e kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.
Posted by Insajderi on Monday, 27 November 2017
Pyetjeve të Insajderit fillimisht të dy kryeminsitrat i janë përgjigjur me një “pritje se cili nga të fillonte” teksa Haradinaj i dha përparësi Ramës./Insajderi.com
Haradinaj flet për Muze e Katedrale, kur pyetet nëse Thaçi i ka kërkuar llogari për demarkacionin