Qeriqi: Këto janë dëmet që na i bënë veteranët mashtrues të UÇK-së

Qeriqi: Këto janë dëmet që na i bënë veteranët mashtrues të UÇK-së

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Krim dhe Turp”.

Është ky një dokumentar për procesin shumë të dyshim të marrjes së statusit të veteranit ët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga mijëra e mijëra persona në Kosovë që kurrë nuk ishin pjesë e kësaj ushtrie.

Nga minuta 10:00 e tutje e këtij dokumentari Xhevdet Qeriqi sqaron më në detaje se cilat janë dëmet që kanë shkaktuar veteranët mashtrues të UÇK-së deri tash. Cilat janë ato, pos aspektit financiar?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohen detaje të padëgjuara më parë për përfshirjen direkte të krerëve të shtetit në këtë krim që pos tjerash do ta dëmtoi buxhetin e shtetit për miliona e miklona euro me pensionet që do ti përfitojnë veteranët mashtrues.

Janë rrëfimet autentike të njerëzve që e udhëhoqën lutën e UÇK-së dhe që tash udhëheqin me shoqatat e veteranëve apo i përfaqësojnë interesat e tyre duke qenë në pozitat më të larta që e zbërthejnë në detaje se si ndodhi procesi i mashtrimit dhe si u përligj ai mashtrim nga një komision shtetëror.

Dokumente dhe pamje ekskluzive të patransmetuara kurrë më parë do të shfaqen në këtë dokumentar.

Kush janë veteranët mashtrues të UÇK-së? Sa është numri i tyre? Kush nga liderët e vendit janë të përfshirë në këtë mashtrim për të cilin u dhanë qindra-mijëra euro ryshfet, e buxheti i shtetit do të dëmtohet për miliona euro? Janë shumë nga pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar, që transmetohet në RTV Dukagjini.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com

Këtu gjeni videon e plotë e dokumentarit: