Qerkezi: Djemtë i martova për një ditë, nuset i pritën pesë vjet burrat e tyre

Qerkezi: Djemtë i martova për një ditë, nuset i pritën pesë vjet burrat e tyre

Gruaja që është bërë sinonim i vuajtjes në Gjakovë, Ferdonije Qerkezi, ka rrëfyer në emisionin për humbjen e gjithë familjes së saj nga forcat e ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo ka rrëfyer ngjarje nga jeta e të dy të zhdukurve, djemtë e saj, ka treguar se i ka martuar për një ditë, ndërsa gratë e tyre kanë pritur pesë vjet e gjysmë për burrat e tyre që të ktheheshin.

Ajo këto rrëfime i ka treguar në emisionin “Blic Interview” duke thënë se ende ka shpresë që djemtë e saj të kthehen në shtëpi.

“Të dy djemtë i kam martuar për një ditë. Nuset e tyre kanë pritur për pesë vjet e gjysmë që burrat e tyre të kthehen në shtëpi”.

Nëna Qerkezi e cila jeton tash e sa vjet e vetme në shtëpi, ka thënë se ende shpreson se djemtë e saj një ditë do të kthehen.

“Kjo është dhoma e djalit të madh, i kam pasur dy djemtë e mëdhenj të martuar. Zor që humba familjen, por edhe krenare që ranë për lirinë e Kosovës”.

GRUAJA NGA GJAKOVA QË HUMBI FAMILJEN NË LUFTË THOTË SE I ËSHTË NDALË NDIHMA SOCIALE PREJ 65 EUROVE

Po ashtu ajo ka theksuar se ndihma sociale  prej 65 eurove nga shteti iu është ndalur dhe  merr vetëm 250 euro në muaj.

“Unë i marr vetëm 250 euro ndihmë nga shteti dhe kam një qira prej 150 euro. Me ato që marrë nga qiraja mbijetojë, por nga Qeveria, nga Kuvendi nuk marrë asnjë ndihmë”.