“Qershia mbi tortë” – reagimi i Shpend Ahmetit pas rasteve të fundit me koronavirus

“Qershia mbi tortë” – reagimi i Shpend Ahmetit pas rasteve të fundit me koronavirus

Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Prishtinës ka reaguar pas rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ku pozitive kanë dal 28 raste gjithsej.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se kjo është qershia mbi tortë, përcjell Gazeta Insajderi.

“Qershia në tortë për sot, vetëm një rast në Prishtinë, edhe pse 28 në krejt Kosovën. E di që juve mund të ju duken shumë 28 por për mua është me rëndësi që numri i rasteve të reja nuk po rritet për çdo ditë. Afër jemi”, ka shkruar Ahmeti.

Sonte Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në të gjithë Kosovën sot kanë dal pozitiv 28 raste prej gjithsej 292 mostrave.Po ashtu edhe tre persona janë shëruar sot dhe një person ka vdekur. /Insajderi.com