
Zëvëndësministri i Infrastrukturës nga VV, Avni Zogiani e ka lavdëruar njohësin e Kushtetutës së Kosovës, Enver Hasanin lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.
Lëvizja Vetëvendosje që dikur e quante Hasanin si “sahan” dhe “kali i PDK-së”, tash thotë se ai është kompetent i kushtetutës dhe se partitë e tjera, po e prishin sistemin e kushtetutës.
“Njeriu me kompetent mbi Kushtetutën e Kosoveës, Enver Hasani, thotë se PLAN po e prishë sistemin kushtetues të Kosovës, e injorantë gjeneral në moçalin e korrupsionit politik e medial vazhdojnë t’ia shtrojnë rrugën Thaçit për rikapjen e shtetit… nuk kishin guxue prej qytetarëve, por e kanë aleat virusin COVID19”, ka shkruar zëvendësministri në detyrë, Avni Zogiani.
Kujtojmë se vite më parë, VV e kishte sulmuar Enver Hasanin si person i Thaçit dhe i PDK-së.