“Qeveri boll mo” – motoja e protestës së nesërme e BSPK-së

“Qeveri boll mo” – motoja e protestës së nesërme e BSPK-së

1 majin e vitit 2017 nuk ishte mbledhur numër i madh protestuesish në Prishtinë, por një vit më vonë po pritet pjesëmarrje më masive.

Dita e Punëtorëve, për të dytin vit me radhë do të shënohet me protesta, këtë herë në organizimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Punëtorët e Kompanisë për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, sipas Hysni Gashit, janë ndër më të prekurit nga shkeljet që u janë bërë.

Vendimet e institucioneve që janë nxjerrë në favor të punëtorëve, afër 200 të larguar nga puna, nuk janë respektuar nga menaxhmenti i kësaj kompanie thotë Gashi, kryetar i sindikatës që përfaqëson afër 1200 punëtorë të KEDS-it.

Për probleme të tilla, sipas kryetarit të BSPK-së duhet të intervenojë edhe Qeveria, derisa përmend edhe kërkesat e tjera që do të adresohen në protestën e 1 majit.

Zvarritjes së këtyre temave nga Qeveria, sipas Avni Ajdinit, kryetar i BSPK-së, duhet t’i vijë fundi.

BSPK-ja përfaqëson mbi 50 mijë punëtorë nga 19 sindikata të ndryshme, përjashtuar ata të sektorit privat që llogaritet se janë më shumë se 200 mijë punëtorë ./kohanet.

Duke marrë parasysh që 1 Maji është festë zyrtare, kryetari Ajdini pret që të pakënaqurit, të paktën për 1 orë sa pritet të zgjasë protesta, t’i shprehin kërkesat e tyre.