Qeveria anulon vendimin për shpronësimin e tokave për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Pejë

Qeveria anulon vendimin për shpronësimin e tokave për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Pejë

Qeveria e Kosovës ka anuluar vendimin e datës 17 dhjetor 2018 për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Pejë, segmenti Kijevë – Klinë – Zahaq, përcjell Insajderi.com.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, kryeministri, Albin Kurti, tha se ky vendim është anuluar pas gjetjeve të auditorit që shpërfaqin shkelje të shumta në procesin e shpronësimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Po ashtu, ai theksoi se anulimi i këtij vendimi ka për qëllim të ndaljes së keqpërdorimit të parasë publike përkatësisht për shpërputhjen prej 12 milionë eurosh.

Ndërkaq, ministri i Financave dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, tha se objekti i shpronësimit i është nënshtruar audimit, teksa shton se ka pasur keqpërdorime dhe shpërputhje të vlerave./Insajderi.com