Qeveria e Kosovës apo e Serbisë – Kurti flet për karantinimin e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit

Qeveria e Kosovës apo e Serbisë – Kurti flet për karantinimin e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thyer heshtjen rreth futjes në karantinë të dy komunave veriore, Mitrovicës së veriut dhe Zveçanit, shkruan Insajderi.

Kurti ka thënë se është Ministria e Shëndetësisë ajo që e ka shpallur karantinën në dy komunat veriore.

“Është Ministria e Shëndetësisë ajo që e ka shpallur karantinën edhe në dy komuna të tjera. Në komunën Veriore të Mitrocvicës dhe komunën e Zveçanit. Mirëpo, nuk kemi dashur ta bëjmë këtë gjë me tupan në mënyrë që krizën shëndetësore të mos e thellojmë edhe me një tjetër”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar se si janë infektuar personat nga veriu me koronavirus.

Ka pasur një dasëm në Zveqan para dy javësh e cila e ka shkaktuar shpërndarjen e virusit Covid-19 atje. Hjemi të angazhuar maksimalisht që ta ndalim shpërndarjen e virusit duke ndihmuar të gjithë qytertarët pa dallim e secilin prej tyre pa dallim etnie a komune”, theksoi. Insajderi.com