Qeveria e Kosovës përshëndet raportin e ekspertëve ndërkombëtar

Qeveria e Kosovës është e kënaqur me faktin se ekspertët ndërkombëtarë të Komisionit për Demarkacion, nuk kanë gjetur shkelje në vijën kufitare me Malin e Zi.

Qeveria e Kosovës përshëndet raportin e ekspertëve ndërkombëtar

Kështu ka thënë zyra e Qeverisë së Kosovës përmes një kumtese të lëshuar për medie, pak orë pas deklaratave të ekspertëve të huaj të cilët thanë që demarkacioni me Malin e Zi “nuk ka asnjë shkelje ligjore”.

“Thënë përmbledhtazi ne jemi të kënaqur me faktin se ekspertët e këtij Komisioni, nuk kanë gjetur shkelje në demarkacion.

Kështu ky Komision rikonfirmon atë që është konfirmuar edhe më herët se, me shënimin e vijës kufitare, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, Kosova, as nuk ka humbur as nuk ka falur tokë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Qeveria po ashtu ka përshëndetur gjetjet e Komisionit për Demarkacion sepse ajo duke qenë edhe në përputhje me përfundimet e më hershme të Departamentit të Shtetit Amerikan heq të gjitha dilemat rreth kësaj çështje. /Insajderi.com