Qeveria e Kosovës e shpallë “Hezbollahun” organizatë terroriste

Qeveria e Kosovës e shpallë “Hezbollahun” organizatë terroriste

Në mbledhjen e kabinetit të Qeverisë Hoti është marrë edhe vendimi i cili e shpallë organizatën “Hezbollah” organizatë terroriste, njofton Insajderi.

Në njoftimin e qeverisë thuhet:

“Qeveria e Republikës së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe pjesëmarrjes aktive në aleancat ndërkombëtare të luftimit të grupeve terroriste, ka miratuar vendimin që Organizatën Globale Terroriste “Hezbollah” krahun e saj politik dhe ushtarak, ta shpallë organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës”. /Insajderi.com