Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të premten duke filluar nga ora 17:00, përcjell Insajderi.com.
Në këtë mbledhje që do të udhëhiqet nga kryeministri, Albin Kurti, në rend dite është miratimi i buxhetit për vitin 2022.
“Sot kam pasur takim me ministrin Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të Qeverisë që të aprovohet buxhetit për vitin e ardhshëm, por krahasuar me rishikimin e vitit aktual, mund të them se buxheti për vitin 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë se viti aktual”, ka thënë Kurti./Insajderi.com