Qeveria e Kosovës me vendim të ri për strehimin e refugjatëve afganë

Qeveria e Kosovës me vendim të ri për strehimin e refugjatëve afganë

Qeveria e Kosovës ka marrë një tjetër vendim në lidhje me strehimin e refugjatëve afganë.

Kjo mbledhje ka qenë virtuale dhe është vendosur për mbrojtje e përkohshme që do t’u ofrohet edhe personave të tjerë përveç atyre që janë caktuar deri tash.

Kjo në bazë të marrëveshjes së arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sipas këtij vendimi, përpos personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atyre të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave tjerë, në bazë të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët do të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në një shtet tjetër të tretë, përfshirë familjarët e të tre këtyre grupeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ekzekutivi Kosovar ka aprovuar kërkesën e SHBA-ve që të strehojnë refugjatët afganë.

Kjo pasi në Afganistan gjendja është tensionuar pas largimit të trupave amerikane që rezultoi me marrjen e pushtetit nga talebanët.

Tashmë SHBA ka nisur largimin e bashkëpunëtoreve gjatë njëzet viteve qëndrimi në Afganistan, pasi ekziston rreziku i persekutimit të tyre nga grupi militant. /Insajderi.com