Qeveria e Kosovës reagon për rastin e Jakup Krasniqit

Qeveria e Kosovës reagon për rastin e Jakup Krasniqit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me operacionin e EULEX-t në bastisjen e shtëpisë së ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit.

Kreu i Ekzekutivit ka thënë se “Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj, në vazhdimësi kanë dhënë shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë ë vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës”.

“Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente”, thuhet në postimin e Hotit.

Po ashtu kryeministri tha se “Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”. /Insajderi.com