Qeveria e Kosovës ua ndërton shtëpitë, serbët i shesin

Qeveria e Kosovës ua ndërton shtëpitë, serbët i shesin

Shtëpitë që u ndërtuan për serbët, tani po shiten me pronë,  me çmime marramendëse, raporton T7

Ishin rregulluar deri në enterier. 20 mijë euro kushtoi vetëm një. Por, tani këto shtëpi që u ishin bërë gati serbëve për t’u kthyer, janë demoluar plotësisht. Dhe jo vetëm.

Disa banorë shqiptarë, në këtë fshat kanë thënë për televizionin T7 që çmimet e pronave në këtë pjesë, janë rritur në mënyrë marramendëse.

Por, nga Drejtoria e Pronës në Komunën e Ferizajt, kanë thënë se ligjërisht serbët mund t’i shesin ato shtëpi. Tregojnë dhe arysen.

Nga Ministria për Komunitetet dhe Kthim kanë thënë se i kishin rekomanduar kryeministrit që këto shtëpi t’u kthehen niveleve komunale.

Zëvendësministri Milazim Gashi tregoi se kur mund t’i shesin serbët shtëpitë.

Në kuadër të Ministrisë, ishin planifikuar të ndërtohen me vite shtëpi.

Bëhet fjalë për rreth 400 shtëpi, që do të ndahen në proporcion me numër të banorëve të çdo komuniteti. E të njëjtat të ndahen për nevoja sociale.

LAJMET QENDRORE

LAJMET QENDRORE

Gepostet von Gazeta Express am Mittwoch, 31. Juli 2019