Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës i ka dhënë të drejtë ish-drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj, në ankesën e tij pas shkarkimit nga pozita që e mbante në Administratën Tatimore, njofton Insajderi.
Në vendimin e siguruar nga KP-ja, obligohet kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, që të zbatojë vendimin në afat prej 15 ditësh.
Sipas vendimit, Murtezaj duhet të kthehet në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.
Murtezaj ishte shkarkuar më 16 tetor, me arsyetimin se ishin evidentuar shkelje ligjore.
Po ashtu, Qeveria e Kosovës obligohet që të bëjë kompensimin e pagës nga dita e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.
Murtezaj, pas shkarkimit, kishte akuzuar kryeministrin Hoti për nepotizëm dhe favorizim të bizneseve./Insajderi.com