Qeveria e Maqedonisë Veriore miratoi vendimin për hapjen e kufijve – vendimi hyn në fuqi më 12 tetor

Qeveria e Maqedonisë Veriore miratoi vendimin për hapjen e kufijve – vendimi hyn në fuqi më 12 tetor

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për hapjen e kufijve pa kushte për vendet e rajonit, njofton Insajderi.

Vendimi hyn në fuqi nga data 12 tetor.

Ky vendim përfshin hapjen e kufijve pa test PCR me Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, dhe është marrë pas propozimit të dërguar në Qeverinë e Maqedonisë nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive, që të lehtësohet masa e kalimit të kufirit pa testin PCR.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kishte thënë se propozimi për këtë nismë rajonale do të diskutohet të martën në mbledhjen e Qeverisë dhe se vendimi me gjasë do të jetë pozitiv.

“Bëhet fjalë për nismë rajonale, jo të Maqedonisë së Veriut, pasi kemi një rajonal të vogël, ndërsa shifrat thuajse janë identike. Me siguri se do të marrim vendim në qeveri, kemi debat kualitativ, kjo do të ndihmojë edhe ekonomikisht, por duhet të kemi kujdes… Ne nuk duam të jemi të izoluar nga rajoni. Nëse rajoni është i hapur edhe ne duhet, jemi shteti i vogël, i lidhur me rajonin. Ne marrim vendime pozitive kur propozime të tillë bëhen nga ekspertët të Komisionit të Sëmundjeve Infektive”, ka deklaruar Zaev.

Vendimin e njëjtë pritet t’a marrin edhe Qeveritë e vendeve të rajonit. Deri tani Kosova dhe Mali i Zi janë deklaruar për heqjen e testeve ndaj këtij vendi. /Insajderi.com