
Nuk do të ketë takim liderësh lidhur me çështjen e ndarjes së mandatit për formimin e shumicës së re parlamentare në Maqedoninë e veriut.
Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, do të zhvillojë konsultime politike me liderët e partive, të cilët pritet t’i njoftojë me versionin kushtetues të ndarjes së mandatit.
Presidenca garanton se nuk do të përsëritet viti 2016, kur mandati u nda pa pasur shumicë të garantuar parlamentare.
Kushtetuta obligon presidentin që mandatin për formimin e Qeverisë ta ndaj 10 ditë pas thirrjes së Kuvendit.
“Presidenti pas konstituimit të Kuvendit do të realizon konsultime me partitë politike.
Mandati do të besohet në përputhje me Kushtetutën – njoftojnë nga Kabineti i Presidentit.
Partitë akoma nuk kanë nisur negociatat.
Lideri i LSDM-së ndodhet për pushime në Prespë, ndërkohë ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është angazhuar nga partia të udhëheq negociatat për shumicë të re./Insajderi.com