
Qeveria e Kosovës ka reaguar në lidhje me aksidentet e trafikut ku shumë persona kanë humbur jetën si pasojë e tyre.
Përmes një komunikate për media thuhet se “Qeveria e Kosovës është e shqetësuar me aksidentet e fundit në komunikacion të cilat po përfundojnë me humbjen e jetës së qytetarëve”.
Ajo ka bërë thirrjet tek institucionet tjera vendore që të marrin të gjitha masat parandaluese për aksidentet që janë duke ndodhur.
“Qeveria e Kosovës u bënë thirrje të gjitha institucioneve vendore dhe akterëve që kanë rol dhe ndikim në sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor, veçanërisht Policisë së Kosovës që të ndërmarrin hapat e duhur, të shtojnë masat e sigurisë në komunikacion”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Po ashtu ajo ka bërë apel edhe tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit.
“Qeveria e Kosovës u bënë apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe të jenë vigjilent në respektimin e rregullave të komunikacionit, në mënyrë që të evitohen aksidentet të cilat po përfundojnë me fatalitet”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com