
Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët e përkohshëm të bordit të ndërmarrjeve publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, dhe të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Ibër Lepenci”, njofton Insajderi.
Emërimi i përkohshëm i këtyre dy bordeve u bë në mbledhjen e 17-të të Qeverisë të mbajtur të premten e 25 qershorit.
Bordi i përkohshëm i “KRU Prishtinës” është në përbërjen e Nora Tarfashiku – kryesuese dhe anëtarët Albana Qehaja, Artan Shuku dhe Evetar Zeqiri .
Ndërsa bordi i përkohshëm i ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”, është i përbërë nga Hajrije Morina – kryesuese dhe anëtarët Denis Dautaj, Hyrmet Mydyti dhe Rexhep Podvorica.
Me këtë rast ministrja e Ekonimisë, Artane Rizvanolli, ka arsyetuar këto emërime të përkohshme.
“Kërkesa vjen pas përfundimit të mandatit të anëtarëve të bordit paraprak. Duke e ditur se qeveria si aksionar mbikëqyr këtë ndërmarrje me bord te përkohshëm deri të krijohen kushtet për një bord afatgjatë” ka thënë Rizvanolli. /Insajderi.com