Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar pikën e rendit të ditës për emërimin e bordit drejtues të ndërmarrjes “Telekom”, transmeton Insajderi.
Siç njoftoi kryeministri Albin Kurti në këtë mbledhje, kryesues i bordit do të jetë Shpëtim Dobra.
Anëtarët tjerë të këtij bordi janë Sajmije Thaçi, Mimoza Vila, Florina Jerliu, Agim Muçaj dhe Remzi Kelmendi.
“Të emëruarit do t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me ligjin për ndërmarrjet publike. Një proces i gjatë po përfundon sot me emërimin e këtij bordi”, ka thënë Kurti. /Insajderi.com