Qeveria: Ende nuk është zgjedhur drejtori i ri i policisë

Qeveria: Ende nuk është zgjedhur drejtori i ri i policisë

Qeveria e Kosovës ka mohuar raportimet se Samedin Mehmeti është zgjedhur drejtor i Policisë së Kosovës.

Zëdhënësja e këtij institucioni në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi ka bërë të ditur se zgjedhja e drejtorit të policisë është në proces dhe se votimi pritet të përfundojë në orën 14:00.

Samedin Mehmeti ka ushtruar detyrën e drejtorit të Policisë së Kosovës tash e tre muaj, pasi kryeministri tashmë në detyrë, Avdullah Hoti, shkarkoi ish-drejtorin e këtij institucioni, Rashit Qalaj./Insajderi.com