Qeveria hap konkurs për drejtorë dhe anëtarë bordesh të ndërmarrjeve publike

Qeveria hap konkurs për drejtorë dhe anëtarë bordesh të ndërmarrjeve publike

Qeveria e Kosovës, ka shpallur konkurs për drejtorë dhe anëtarë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike, njofton Insajderi.

Konkursi është hapur për Postën e Kosovës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava Gjilan”.

Komunitetet jo-shumicë, gratë dhe të interesuarit tjerë, janë të inkurajuar që të aplikojnë.

Dokumentacioni i kërkuar sipas konkursit, duhet të jetë në pliko ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, Ndërtesën e Qeverisë, kati i I-rë, zyra nr. 34.

Konkursi për kompaninë “Trepça” është i hapur deri më 20 qershor.

Ndërsa, për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit – Hidromorava në Gjilan, mund të aplikohet deri më 10 qershor 2021. /Insajderi.com